4.6/5

Ekselente 4.8 nga 5 yje vleresim ne Google

Llojet E Ndryshme Të Teknikave Të Transplantit Të Flokëve

Share this post:
Foto qe ilustron metodat per mbjelljen e flokeve ne Shqiperi.

Table of Contents

Vitet e fundit, procedurat e mbjelljes së flokëve kanë bërë përparim të konsiderueshëm, me rezultate të qëndrueshme, të jashtëzakonshme dhe me pamje natyrale. Për më tepër, ato janë kthyer në një tabu më pak, me më shumë individë që janë të hapur të tregojnë nëse i janë nënshtruar një transplanti flokësh. Ndër emrat e njohur që kanë pranuar hapur se i janë nënshtruar një operacioni për mbjellje flokësh janë Gordon Ramsay, Joe Swash dhe Wayne Rooney. Ka edhe nga ata personazhe të famshëm që nuk e kanë pranuar kurrë haptazi, por kanë qarkulluar thashetheme, duke përfshirë Sylvestre Stallone, John Travolta, Chris Brown dhe madje edhe Cesc Fabregas.

Ashtu si çdo procedurë tjetër kozmetike, marrja e vendimit për të kryer një transplant flokësh mund të jetë jashtëzakonisht një rritje e vetëbesimit, një mënyrë për të rikthyer pamjen natyrale dhe besimin që kishit. Por, përsëri, si me çdo procedurë tjetër, të kuptuarit e aspekteve të mbjelljes së flokëve është me rëndësi të madhe. Duke kuptuar dhe ditur më shumë rreth rënies së flokëve dhe procedurave të disponueshme për të rregulluar këtë gjendje, mund të jeni më të përgatitur për të marrë vendimin e duhur.

Foto qe ilustron pergatitjen per nje transplant flokesh Sapphire FUE ne Shqiperi.

Cilat Janë Llojet E Ndryshme Të Transplanteve Të Flokëve? Transplantimi FUE vs. FUT

Dy janë llojet kryesore të operacioneve të transplantit të flokëve që përdoren për trajtimin e rënies së flokëve: transplantimi i njësisë folikulare (FUT) dhe nxjerrja e njësisë folikulare (FUE). Të dyja procedurat përfshijnë heqjen e qimeve nga anët ose mbrapa kokës dhe pozicionimin e tyre në vendet ku është prezente rënia e flokëve. Disa njerëz kanë përdorur me sukses edhe qimet e mjekrës dhe gjoksit për këtë procedurë.

Transplantimi i njësisë folikulare FUT, kryhet duke hequr një prerje lineare në formë elipsi. Procedura i jep kirurgut mundësinë për të marrë një numër të madh graftesh në një seancë të vetme, pa pasur nevojë për rruajtje. Megjithatë, duhet të theksohet se procedura FUT lë pas plagë të cilat mund të qepen dhe të rezultojnë në një plagë lineare. Kjo mund të maskohet lehtësisht nga flokët përreth.

Ekstraktimi i njësisë folikulare ose FUE, ndërkohë, kryhet nëpërmjet përdorimit të një grushti të vogël për prerjen e folikulave individuale të flokëve dhe heqjen e një grafti të tërë. Procedura e një transplanti flokësh Sapphire FUE mund të bëhet me dorë ose në mënyrë robotike – përmes përdorimit të një pajisjeje robotike – gjithçka varet nga procesi i implantimit të preferuar të kirurgut. Transplantimi i flokëve FUE, gjithashtu, mund të shkaktojë plagë, sikurse dhe për këtë procedurë, mund të nevojiten seanca të shumta për të mbledhur numrin e nevojave të transplanteve të flokëve. FUE zgjidhet kryesisht për faktin se është një procedurë më pak invazive në krahasim me transplantet e flokëve FUT dhe ofron shumë më tepër fleksibilitet kur flitet për stilimin e flokëve në të ardhmen, duke bërë të mundur modele flokësh më të shkurtër. Për këtë procedurë, flokët do të duhet të rruhen, kini parasysh këtë.

Cila Metodë E Transplantit Të Flokëve Është Më E Mirë?

Përkundër faktit se për të dyja teknikat procedura për marrjen e grafteve ndryshon, procedura FUT është në fakt shumë më e drejtpërdrejtë. Graftet e flokëve të donatorëve do të vendosen, nga kirurgu, në zonën e trasnplantimit, ku janë më së shumti të nevojshme për t’u siguruar për një mbulim me pamje natyrale dhe një kokë më të plotë të flokëve. Një veprim i tillë bëhet falë prerjeve në lëkurën e kokës dhe futjes manuale të grafteve. Ndërsa teknikat e tjera përfshijnë përdorimin e mjeteve që krijojnë prerjet dhe transplantojnë graftet, njëkohësisht. Procedura mund të zgjasë afërsisht 8 deri në 10 orë për të përfunduar.

Nëpërmjet transplanteve kirurgjikale të flokëve, rritja e flokëve të rinj zgjat nga 3 deri në 4 muaj për të nisur. Të gjitha qimet e reja duhet të rriten 8 muaj pas procedurës, dhe që ato të arrijnë pjekurinë, duhen 18 muaj.

Foto qe ilustron renien e flokeve tek meshkujt.

Opsionet E Transplantit Të Flokëve Për Meshkujt

Përafërsisht 90% e meshkujve vuajnë nga alopecia androgjenetike ose rënia e flokëve e modelit mashkullor, gjë që i bën ata kandidatë optimalë për një transplant flokësh. Ata kanë tendencën të kenë vende të mira dhuruese në anën e pasme dhe në anësore të kokës, të cilat nuk janë të prekura nga DHT (dihidrotestosteroni) ashtu siç janë zonat e tjera të kokës. Të dyja, si FUT dhe FUE, janë të arritshme për meshkujt. Teknika e sugjeruar do të varet tërësisht nga forca dhe cilësia e vendeve të donatorëve, si dhe nga stili i tyre i jetesës dhe sasia e flokëve në kokë.

Foto qe ilustron pergatitjen per nje transplant flokesh per femra.

Opsionet E Transplantit Të Flokëve Për Gratë

Duke parë që humbja e flokëve tek gratë funksionon pak më ndryshe nga burrat, ato nuk janë kandidatet më të mira për një transplant flokësh. Vendet e dhurimit te femrat kanë tendencën të preken më shumë nga DHT dhe flokët priren të rrallohen ose bien në të gjitha zonat e kokës, jo vetëm në kurorën e kokës. Tek meshkujt, rikthimi i flokëve ka të bëjë më shumë me restaurimin e vijës së flokëve dhe rregullimin e zonave tme flokë të rënë, ndërsa tek femrat, problemi kryesor do të ishte rënia e volumit të flokëve, sesa njolla në vijën e flokëve apo skalpin e kokës.

Transplantet e flokëve mund të jenë një alternativë për gratë në raste të caktuara, por kjo është pjesë e diskutimit që duhet të bëni me kirurgun tuaj. Pa dyshim, diskutimi i alternativave fillimisht me një specialist për të siguruar marrjen e këshillave të duhura për situatën tuaj është gjithmonë gjëja  më e mirë për tu bërë.

Megjithëse FUE dhe FUT janë alternativa të zbatueshme për një transplant flokësh për femra, FUE tenton të jetë më e dobishme. Një nga përfitimet kryesore të transplantimit të flokëve FUT është se cikatricet mund të fshihen lehtësisht me flokë më të gjatë dhe ju mund të merrni një sasi të lartë graftesh cilësore nga procedura. Shkathtësia e saktësisë kërkohet për rikthimin e flokëve të femrave, kështu që është thelbësore të siguroheni që të zgjidhni me kujdes kirurgun dhe klinikën tuaj.

Foto qe ilustron renien e flokeve tek meshkujt.

Pyetje Të Zakonshme Rreth Transplantit Të Flokëve

Në të vërtetë, transplantet kirurgjikale të flokëve mund të prodhojnë disa rezultate marramendëse, por është më se e kuptueshme nëse ka pyetje që mbeten në kokën tuaj në lidhje me procedurën. Për t’ju ndihmuar të vendosni nëse është zgjidhja e duhur për ju, ne kemi përpiluar një listë me pyetjet më të zakonshme të bëra rreth transplantit të flokëve. Lexoni më tej.

A Dhemb?

Duke marrë parasysh faktin se procedura kryhet nën administrimin e një anestezioni lokal, është e drejtë të thuhet se nuk është e dhimbshme. Megjithatë, pacientët mund të përjetojnë disa shqetësime dhe parehati pas procedurës, veçanërisht me transplantet e flokëve FUT. Gjithsesi, shumica e simptomave mund të zvogëlohen lehtësisht me përdorimin e medikamenteve pa recetë.

A Do Të Kem Plagë Nga Operacioni I Transplantit Të Flokëve?

Nga dy llojet kryesore të rikthimit kirurgjikal të flokëve, FUE ose nxjerrja e njësisë folikulare është ajo që ka më pak gjasa të lërë plagë, gjë që e bën atë një teknikë më të preferuar për flokët e shkurtër. Sidoqoftë, çdo plagë e shkaktuar nga transplantimi i njësive folikulare ose FUT mund të fshihet lehtësisht me flokë më të gjatë.

Sa Zgjat Procedura E Transplantit Të Flokëve?

Procedura e plotë e transplantimit të flokëve zgjat rreth 8 orë. Procesi i rikuperimit dhe shërimit mund të zgjasë disa javë dhe mund të jetë shumë i dukshëm, kjo është arsyeja pse disa individë vendosin të marrin pushim nga puna pas procedurës.

Kur Do Të Shoh Rezultatet E Rritjes Së Flokëve?

Rezultatet e një transplanti flokësh janë përgjithësisht të dukshme në fund të muajit të tretë ose të katërt, ndërsa rezultatet e plota shfaqen pas 12 muajsh.

A Jam I Përshtatshëm Për Një Transplant Flokësh?

Për të pasur një shans më të mirë për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh, një kandidat duhet të ketë flokë. Logjikisht, sa më të shëndetshëm të jenë flokët, aq më të larta janë shanset për sukses. Megjithatë, një konsultë me kirurgun do të përcaktojë nëse ju jeni apo jo të përshtatshëm për këtë procedurë.

A Është Një Transplant Flokësh I Përhershëm?

Megjithëse transplantimi i flokëve bëhet me qëllimin e vetëm që të zgjasë një kohë shumë të gjatë, në të vërtetë nuk ka asnjë garanci që ai është i përjetshëm, i përhershëm. Flokët mund të kenë një reagim të ndryshëm nga ai që kanë në zonën e donatorëve.

Sa Të Suksesshme Janë Transplantet E Flokëve?

Shumica e njerëzve janë të kënaqur me rezultatet e transplantimit të flokëve të tyre, por rezultatet varen nga zonat e disponueshme të donatorëve, cilësia e tyre dhe disa faktorë të tjerë personalë. Përcaktimi me ndihmën e kirurgut tuaj nëse jeni një kandidat i përshtatshëm është vendimtar. Kirurgu mund t’ju ndihmojë njëkohësisht në parashikimin e rezultatit përfundimtar. Në disa raste shumë të rralla, folikulat e flokëve mund të refuzohen.

A Ka Rreziqe?

Ashtu si me çdo operacion tjetër, transplantet e flokëve kanë disa rreziqe të moderuara të lidhura me to. Disa nga efektet anësore përfshijnë mavijosje dhe gjakderdhje, dhe formimin e disa cisteve në vendin e transplantit gjatë gjithë periudhës së rikuperimit. Sidoqoftë, komplikime të tilla trajtohen shpejt. Zgjedhja e një kirurgu të besueshëm është kritike për një transplant flokësh, për t’u siguruar që jeni në duar të afta. Kirurgu do të ketë një diskutim me ju në lidhje me rreziqet e mundshme përpara se ju të vendosni nëse doni të vazhdoni me procedurën.

Si Mund Të Gjej Një Kirurg Për Transplantin E Flokëve?

Përsëri, zgjedhja e një kirurgu të besueshëm është kritike për të pasur një transplant të suksesshëm të flokëve. Ndërsa disa klinika mund t’ju ofrojnë çmime jashtëzakonisht të lira për procedurën, është thelbësore të zgjidhni një kirurg të certifikuar dhe të kualifikuar. Ju duhet të jeni në kërkim të një kirurgu plastik i cili ka përvojë dhe aftësi specifike në mbjelljen e flokëve, mundësisht një që është në gjendje t’ju tregojë para dhe pas fotografitë e pacientëve të mëparshëm. Në Advanced Hair Clinic, ne kemi pjesë të ekipit tonë vetëm kirurgë me përvojë dhe ekspertë, të certifikuar në metodat e rikthimit të flokëve.

Artikuj te tjere

Na ndiqni

KRYENI NJË KONSULTË FALAS

Rruga e fitimit të vetëbesimit fillon këtu!

Është e thjeshtë, e shpejtë, pa pagesë. Specialistët tanë do ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur. 

Ose telefononi specialistët tanë për të marrë ndihmë të menjëhershme:

sqAlbanian