Turistët e shumtë që e zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre e zgjedhin atë jo vetëm për të pushuar, por edhe për turizmin mjekësor, e kur bëhet fjalë për të të fundit një pjesë e tyre zgjedhin transplantin e flokëve, pasi kostot janë tepër të ulëta në krahasim me vendet e tyre të origjinës.
Kombësitë që i drejtohen vendit tonë për të marrë këto trajtime të specializuara janë nga më të ndryshmet, por peshën kryesore e zë diaspora dhe turistët italianë.
Diaspora zë vendin e parë për turizmin mjekësor në Shqipëri
Fatjon Gjoka, CEO, klinikë për mbjelljen e flokëve: Nëse do e matim me diasporën vendin e parë gjithmonë e zë gjithmonë diaspora, vendin e dytë italianët dhe më pas e vazhdojmë me kombësitë e tjera që janë gjermanët dhe anglezët. Shqipëria ka qenë gjithmonë në rritje për turizmin mjekësor dhe për mbjelljen e flokëve.
Çmimet konkurruese dhe cilësia e shërbimit janë disa nga faktorët kryesore që turistët zgjedhin Shqipërinë.
Fatjon Gjoka, CEO, klinikë për mbjelljen e flokëve: Mjekët që bëjnë mbjelljen e flokut janë turq, janë të specializuar në këtë fushë dhe kostot e ulëta që ofron Shqipëria është ai raporti perfekt i cilësi çmim. Pjesa më e madhe janë sugjerime, klient pas klienti. Ka parë një klientë, më pas ka ardhur e ka bërë. Referenca është pjesa kryesore, pastaj është edhe pjesa e marketingut.
Përveç muajve te verës, edhe periudha Dhjetor-Janar kane flukset më të larta të turistëve të huaj qe frekuentojnë Shqipërinë për turizmin mjekësor. Me shumë https://www.youtube.com/watch?v=KEMQredN-ow
Klinika Flokut Advanced lider në rajon për turizmin mjekësor në Shqipëri. Lexoni më shumë rreth arsyeve se përse duhet të zgjidhni Shqipërinë dhe Klinikën Advanced. https://advancedfueclinic.com/mbjellja-e-flokeve-ne-shqiperi/