Si Funksionon Transplanti I Mjekrës?

Share this post:
Foto qe ilustron nje pacient i cili ka kryer nje transplant mjekre ne Shqiperi

Table of Contents

Jeni të pakënaqur me mënyrën se si po rritet mjekra juaj? A mendoni se është jokonsistente, me njolla, apo edhe mezi duket? Nëse jeni në kërkim të një mënyre për të arritur një mjekër më të plotë, atëherë pse të mos mendoni transplantin e mjekrës me ekspertët në Advanced Hair Clinic?

Me trendin e rritjes së mjekrës, transplantet e mjekrës po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Shumica e meshkujve që janë të pakënaqur me mënyrën se si mjekra e tyre po rritet, po i drejtohen teknikave moderne në teknologjinë e mbjelljes së qimeve për të arritur një mjekër për të cilën mund të jenë krenarë.

Nuk ka rëndësi nëse jeni në kërkim të një mjekre më të plotë, mustaqeve apo një pamje më në stil, ekspertët tanë në Advanced Hair Clinic mund t’ju flasin mbi procedurën në konsultën tuaj falas.

Foto qe ilustron nje pacient i cili ka kryer nje transplant mjekre.

Si Funksionojnë Transplantet E Mjekrës? 

Dy janë llojet kryesore të transplantit të mjekrës: 

  • Nxjerrja e njësisë folikulare (FUE) 
  • Transplantimi i njësive folikulare (FUT)

Transplanti i mjekrës FUE është një metodë mjaft e njohur. Ajo konsiston në mbledhjen e folikulave individuale të qimeve (një nga një) nga vendi i dhurimit (i cili zakonisht gjendet në pjesën e pasme të kokës, në nivel me veshët). Më pas, kirurgu do të bëjë disa prerje të vogla në zonën e transplantimit të mjekrës (kudo që dëshironi të rriten flokët tuaj të rinj). Ky është një proces kaq delikat që përputhet siç duhet me orientimin dhe dendësinë e qimeve të reja të mjekrës.

Pasi vendi i transplantimit të jetë gati, edhe folikulat e flokëve janë gati për t’u implantuar. Procedura FUE lë plagë të vogla rrethore në vendin e dhurimit, ndryshe nga procedura FUT, e cila mund të lërë vetëm një plagë të dukshme lineare. Kur përdoret metoda FUT, koha e rikuperimit është shumë më e shkurtër.

Një transplant i mjekrës FUE përfundon në përgjithësi brenda një seance dhe mund të duhen afërsisht 6 deri në 10 orë për t’u kryer. Shpesh, duhen dy seanca kur ka një sasi të madhe të rënies së qimeve në fytyrë, ose sa herë që kërkohet densitet shtesë. Për procedurën, adminsitrohet anestezi lokale e injektuar dhe nuk do të ndjeni dhimbje.

Një transplant i mjekrës FUT, nga ana tjetër, ose, procedura e shiritit, nënkupton heqjen e një rripi të vogël indi nga vendi dhurues (përsëri, i gjetur në pjesën e pasme të kokës). Pasi vendi i dhuruesit të qepet, duke lënë një plagë të vetme, shiriti do të vendoset nën mikroskop dhe do të ndahet në grafte të vogla, secili prej të cilave përmban një deri në katër folikula flokësh. Në fund, ngjashëm me transplantin e mjekrës FUE, graftet do të vendosen në prerjet e krijuara në zonën e trasnplantimit.

Duke parë që teknika FUT mund të transplantojë më shumë qime, mund të jetë mjaft e lehtë të transplantoni mjekra më të dendura duke përdorur këtë metodë. Metoda FUT zakonisht zgjat shumë më shumë se metoda FUE, nga 6 deri në 12 orë, por kjo megjithatë ndryshon në varësi të zonës që mbulohet dhe numrit të grafteve që po ripozicionohen. Si për çdo transplant flokësh, edhe për këtë bëhet anestezi, por këtë herë është anestezi lokale.

Foto qe ilustron nje kandidat ideal per nje transplant mjekre.

A Jam I Përshtatshëm Për Një Transplant Mjekre?

Që t’i nënshtroheni një transplantimi të qimeve të fytyrës, do t’ju duhet të keni qime në trupin tuaj që mund të transplantohen dhe të rivendosen në zonën që dëshironi të përmirësoni. Kështu, edhe nëse jeni duke përjetuar rënie flokësh ose nuk dëshironi që t’ju hiqen qimet e kokës, nëse keni qime diku tjetër në trup, kjo procedurë mund të jetë e mundur. Në përgjithësi, transplantet e mjekrës bëhen duke përdorur qimet anash ose në pjesën e prapme të kokës, qimet në gjoks, apo edhe qimet nën mjekër. Nëse ndiheni të pasigurt për përshtatshmërinë tuaj, rezervoni konsultën tuaj falas me një nga specialistët tanë të kujdesit të flokëve dhe ne do të jemi në gjendje t’ju ofrojmë një përgjigje të qartë.

Transplanti I Mjekrës: Para Dhe Pas

Një transplant i mjekrës është një procedurë mjaft e sigurt që siguron rezultate të qëndrueshme. Ekziston një shumëllojshmëri e gjerë e stileve të mjekrës nga të cilat mund të zgjidhni, nën zonat e nofullës dhe fytyrës që dëshironi të trajtoni. Flokët e transplantuar pritet të funksionojnë normalisht dhe mund të shkurtohen ose rruhen siç bëni zakonisht me mjekrën tuaj të vërtetë.

Foto qe ilustron proceduren e transplantimit te mjekres.

Transplanti I Mjekrës: Rikuperimi Dhe Kujdesi I Mëpasshëm

Do të nevojiten, zakonisht, një javë deri në dy për t’u rikuperuar nga një procedurë e transplantimit të mjekrës. Në fund të dy javëve, ju mund t’ju riktheheni në aktivitetet tuaja rutinë.

Pas tre javësh, mund të filloni të rruani ose shkurtoni mjekrën tuaj të re. Gjatë dy deri në tre javë pas procedurës, qimet e reja të mjekrës do të fillojnë të bien. Megjithatë, mbani mend se rënia e flokëve pas një transplanti është një pjesë normale e procesit të rikuperimit. Sa herë që ndodh kjo, qime të reja do të rriten në vend të tyre.

Ekzistojnë disa masa të kujdesit të mëvonshëm që do të udhëzoheni nga kirurgu për t’iu përmbajtur, të tilla si shmangia e prekjes së mjekrës gjatë pesë ditëve të para pas trajtimit.

Një rekomandim tjetër është që të lani fytyrën, por jo vendin e transplantuar pas ditës fillestare, dhe të mos e fërkoni zonën, në vend të kësaj provoni ta përkëdhelni butësisht. Noti në pishinë duhet të shmanget për të paktën katër javë pas procedurës. Së fundmi, për të shmangur çdo rrezik të shtuar të ënjtjes, rekomandohet të flini në shpinë, me kokën lart, për javën e parë. Nëse jeni duke kërkuar për më shumë informacion mbi procesin e kujdesit pas dhe rikuperimit, do të mund të gjeni shumë blogje në web faqen tonë në lidhje me këtë.

Transplanti I Mjekrës: Efektet Anësore

Ndonëse efektet anësore të transplantit të mjekrës janë shumë të rralla, është shumë e rëndësishme të kihet parasysh se një ndërhyrje e tillë mbetet një ndërhyrje dhe përfshin administrimin e një anestezioni lokal, kështu që kujdesi dhe administrimi i çdo efekti të mundshëm anësor është thelbësor.

Një pjesë e efekteve anësore që mund të përjetoni janë:

  • Mavijosje dhe ënjtje të butë
  • Skuqje të lëkurës
  • Ndjeshmëri të lartë në zonë dhuruese dhe të transplantimit të mjekrës
Foto qe ilustron rezultatet e transplantit te mjekres.

Transplanti I Mjekrës: Cikatricet

Duhet të pritet një shkallë e caktuar cikatricesh në zonën dhurues, për transplantin e mjekrës FUT dhe FUE. Një transplant i mjekrës FUE lë gjurmë të vogla kudo ku janë marrë folikulat e flokëve – megjithëse shpesh këto plagë nuk janë të dukshme dhe mbulohen nga qime normale të rritura në shkallën e parë ose të dytë.

Një procedurë FUT, nga ana tjetër, lë një cikatricë shumë të gjatë dhe të imët në pjesën e pasme të kokës. Pasi cikatricja të jetë mbuluar nga qimet përreth ajo nuk do të jetë e dukshme. Në mënyrë tipike, flokët duhet të rriten mjaftueshëm për të fshehur këtë cikatricë lineare.

Duhet të theksohet se transplantimi i mjekrës nuk lë asnjë plagë në vendin e transplantimit në fytyrë. Kjo do të thotë se do të ketë mundësi të rruheni pa pasur nevojë të zbuloni ndonjë plagë të dukshme pasi të jeni rikuperuar nga procedura.

Jeni Në Kërkim Të Një Transplanti Të Mjekrës?

Ju mund të jeni të sigurt se të nënshtruarit një transplant të mjekrës në Advanced Hair Clinic, me qendër në Tiranë, Shqipëri, do të thotë të jesh në duart më të mira të mundshme. Ne ofrojmë një paketë të plotë të transplantit të mjekrës, duke përfshirë një paketë të kujdesit të mëtejshëm të përshtatur për nevojat tuaja individuale.

Për më tepër, gjithmonë mund të rezervoni një konsultë me një nga kirurgët tanë ekspertë.

FAQs

A Ka Ndonjë Rrezik Që Lidhet Me Transplantin E Mjekrës?

Sa herë që dikush i nënshtrohet transplantit të mjekrës, mund të vërejë një skuqje të lehtë në rajonin ku janë mbjellë flokët. Megjithatë, kjo duhet të zhduket brenda disa ditëve. Disa transplantime flokësh mund të kërkojnë pak kujdes dhe vëmendje shtesë dhe ne do t’ju japim rekomandimet tona për këtë kur të vini për konsultimin tuaj ballë për ballë dhe nëse është i përshtatshëm për procedurën tuaj. Pyesni ekspertët tanë për çdo shqetësim që mund të keni dhe mbani në mend se ne dëshirojmë që ju të ndiheni sa më të sigurt dhe rehat gjatë gjithë procedurës.

Sa Kohë Pushim Duhet Të Marr?

Transplantet e mjekrës përfshijnë vetëm administrimin e një anestezioni lokal, që do të thotë se ju mund ti riktheheni menjëherë ditës suaj pasi të keni përfunduar procedurën. Megjithatë, lëkura do të ketë nevojë për kohën e saj për shërimin e duhur dhe kjo zakonisht zgjat nga pesë deri në shtatë ditë. Pas kësaj, çdo skuqje duhet të zvogëlohet dhe të zbehet, dhe nëse keni pësuar ndonjë ënjtje, do të largohet deri atëherë.

Çfarë Rezultatesh Mund Të Pres?

Rezultatet e operacionit që do të përjetoni do të jenë të dukshme dhe të përhershme, menjëherë. Kirurgët tanë janë jashtëzakonisht të aftë në punën e tyre dhe ata do të sigurohen që transplantimi i mjekrës tonë të duket sa më natyral. Folikulat e qimeve të transplantuara do të pozicionohen në këndin e duhur për t’u përshtatur me pjesën tjetër të mjekrës dhe për t’ju ofruar rezultatet më të mira për plotësi dhe densitet. Për të mësuar më shumë informacion rreth çdo rezultati të pritshëm, ju lutemi sigurohuni që të flisni me specialistët tanë gjatë konsultimit.

A Do Të Jetë Transplanti I Mjekrës I Përhershëm?

Absolutisht. Transplanti i mjekrës suaj do të jenë i përhershëm dhe ju do të keni mundësinë të vini re një ndryshim sapo kirurgu të përfundojë implantimin e folikulave të flokëve. Megjithatë, rezultatet do të përmirësohen me kalimin e kohës, por zakonisht në muajin e shtatë do të jeni në gjendje të shihni rezultatet më të mira dhe të plota. Qimet e reja të implantuara do të fillojnë të rriten në mënyrë të ngjashme me pjesën tjetër të qimeve në mjekrën tuaj.

Si Mund Të Rezervoj Një Konsultë?

Për të rezervuar një konsultë, menjëherë, klikoni në butonin “Rezervo një konsultë” dhe një nga anëtarët e ekipit tonë do t’ju kontaktojë për të diskutuar disponueshmërinë tuaj. Mund gjithashtu të na telefononi në një nga numrat tanë, qoftë për Shqipërinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut ose Kosovën dhe ne do të jemi në gjendje të diskutojmë dëshirat dhe nevojat tuaja dhe të rezervojmë një konsultë për ju, ballë për ballë.

Artikuj te tjere

Na ndiqni

KRYENI NJË KONSULTË FALAS

Rruga e fitimit të vetëbesimit fillon këtu!

Është e thjeshtë, e shpejtë, pa pagesë. Specialistët tanë do ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur. 

Ose telefononi specialistët tanë për të marrë ndihmë të menjëhershme:

sqAlbanian