Plakja është një proces i natyrshëm që do prekë çdokënd dhe me kalimin e kohës do të fillojmë të vërejmë disa ndryshime në trupin dhe fytyrën tonë. Disa njerëz mund të vuajnë nga rënia e flokëve dhe kjo do t’i bëjë ata të duken më të vjetër se sa janë në të vërtetë. Për fat të mirë ekzistojnë disa procedura që mund t’ju ndihmojnë të dukeni më të rinj dhe mund të parandalojnë rënien e flokëve. Faktorët trashëgues janë një nga arsyet kryesore që shkaktojnë këtë problem. Për shembull dikush që është 28 vjeç mund të duket relativisht më i vjetër nëse ka probleme me rënien e flokëve. Këto lloj procedurash kanë kosto relativisht të ulët, ofrojnë rezultate të shkëlqyera dhe janë procedurat më e besueshme kur bëhet fjalë për rikthimin e pamjes së më parshme të flokëve.
Hapat kryesor që duhet të ndërmerrni janë gjetja e një klinike të mirë për mbjelljen e flokëve, zgjedhja e një mjeku të specializuar, merrja e të gjitha informacioneve në lidhje me procedurën dhe do të shihni që flokët do t’ju rikthehen përsëri pa shumë mundim në një kohë të shkurtër. Në këtë blog, ne do të shpjegojmë disa nga avantazhet e procedurës së mbjelljes së flokëve dhe do të zbulojmë nëse ia vlen apo jo.
Çfarë Ndodh Gjatë Procedurës Së Transplantit Të Flokëve?
Procedura e transplantit të flokëve konsiston në heqjen e folikulave të flokëve nga pjesa e pjesës së pasme e kokës dhe vendosjen e tyre në një zonën ku mungojnë flokët. Kjo procedurë është e përshtatshme si për burrat ashtu edhe për gratë. Transplanti i flokëve është shumë efektiv pasi hormoni kryesor që shkakton rënien e flokëve i cili quhet DHT nuk do dëmton çdo zonë të kokës tuaj. Zakonisht, flokët e ndodhur në pjesën e prapme dhe në anët e kokës janë më të plotë dhe më rezistent, që do të thotë se ato do të nxirren dhe vendosen në zonat ku kanë rënë flokët duke bërë të mundur rritjen e shëndetshme të tyre.
Procedura e mbjelljes së flokëve ka avancuar shumë gjatë viteve të fundit. Gjatë teknikave FUT dhe FUE, kirurgu do të mbledhë folikulat e flokëve dhe do t’i transplantojë ato në grupe prej tre folikulash për të mundësuar një vijë flokësh me pamje sa më natyrale për çdo pacient. Kjo procedurë duhet të bëhet nga një kirurg me eksperiencë pasi minimizimi i çdo rreziku është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Gjithashtu ai duhet të bëjë të mundur që të ruaj pjesën e pasme të skalpit tuaj aty ku nxirren qimet në mënyrë që flokët të rishfaqen përsëri me kalimin e kohës.
Procedurat E Transplantit Të Flokëve: A Ia Vlejnë?
Fillimisht duhet të dini se procedurat e mbjelljes së flokëve duhet të bëhen nga një specialist i cili ka njohuritë e duhura dhe do të ofrojë kujdesin më të mirë për ju. Ai do të shpjegojë koston, rreziqet, pasojat dhe procedurën në detaje përpara se të procedojë më tej me operacionin. Pacienti në anën tjetër duhet të jetë i durueshëm, të marrë parasysh rreziqet që vijnë me procedurën dhe të vendosë nëse ja vlen ose jo. Gjithashtu është shumë e rëndësishme të vendosni qëllime realiste. Duhet të dini se rezulatet janë të ndryshme për çdo pacient. Për shembull, nëse keni mangësi të theksuar në pjesën e përparme të kokës, pas procedurës do të keni shumë përmirësime, dhe ndryshimi do të jetë shumë i madh. Nga ana tjetër, nëse pacienti nuk ka rënie të theksuar të flokëve, procedura e mbjelljes së tyre do të mundësojë një vijë flokësh me pamje më natyrale, duke mbushur tempujt dhe duke i bërë ato të duken po aq mirë sa flokët e tjerë të mbetur. Duhet të dini gjithashtu se kjo procedurë nuk do të ndalojë rënien e flokëve përgjithmonë. Flokët në pjesën e pasme ende mund të bien, kështu që pas operacionit mjekët do t’ju rekomandojnë që të kujdeseni siç duhet për flokët tuaj dhe të merrni hapa parandalues në mënyrë që flokët të duken të dendur dhe të shëndetshëm.
Çmimi I Transplantit Të Flokëve
Nuk ka një kosto fikse të përcaktuar për transplantin e flokëve, pasi çmimi mund të varijojë në bazë të disa faktorëve të cilët mund të jenë: kirurgu, numri i folikulave që duhen transplantuar, lloji i procedurës dhe klinika ku do të kryhet. Nëse bëni kërkimet e duhura, me siguri që do të gjeni një opsion që ju përshtatet ju dhe nevojave tuaja.
Cili Është Ndryshimi Midis Metodës FUE Dhe FUT?
Procedurat kryesore që përdoren për trajtimin e rënies së flokëve janë Nxjerrja e Njësisë Folikulare (FUE) dhe Transplantimi i Njësisë Folikulare (FUT). Të dy këto trajtime do të ofrojnë të njëjtat rezultate, por metoda e tyre mund të ndryshojnë disi. Gjatë transplantit FUE, mjeku do të përdorë një pajisje mjekësore për të nxjerrë një deri në katër folikula të flokëve nga zona e pasme e kokës. Pas kryerjes së hapit të parë mjeku do të vendosë folikulat në zonën ku mungojnë flokët, në mënyrë që t’i shtojë ato dhe të rikthejë pamjen e dikurshme. Kjo lloj metode nuk do të lërë shenja të dukshme, madje edhe ato që mbeten do të jenë minimale dhe do të zbehen me kalimin e kohës.
Nga ana tjetër, FUT përfshin heqjen e një rripi të lëkurës nga pjesa e pasme e kokës. Nga ky rrip, qimet hiqen në tufa nga një deri në katër. Pas heqjes së folikulave të flokëve, kirurgu mund t’i transplantojë qimet në zonat e kokës ku mungojnë flokët për të plotësuar vijën e tyre ose kurorën e kokës. Krahasuar me qimet e transplantuara duke përdorur teknikën FUE, teknika FUT ka një shkallë më të lartë mbijetese. Megjithatë, një disavantazh i kësaj metode është se mund të lërë një shenjë pak më të madhe në pjesën e pasme të kokës, e cila do të jetë e dukshme në disa prerje flokësh të shkurtra. Gjithashtu është e rëndësishme të dini se përvoja e kirurgut do të jetë vendimtare në rezultatet e procedurës.
Të dyja procedurat do të ofrojnë rezultate të ngjashme dhe nëse keni flokë të errët dhe të trashë në pjesën e pasme të kokës, do të shihni se plagët do të jenë minimale dhe pothuajse të padukshme. Ky është disavantazhi i vetëm i transplantimit të flokëve të cilin duhet ta merrni në konsideratë. Lloji i transplantit të duhur për ju do të vendoset nga kirurgu juaj pasi ai të shikojë me kujdes karakteristikat e flokëve dhe lëkurës tuaj.
A Është Ide E Mirë Procedura E Transplantit Të Flokëve?
Nëse vëreni se vija e flokëve po rrallohet ose nëse vuani nga rënia e flokëve transplanti i flokëve mund të jetë një ide e mirë për ju. Procedura duhet të kryhet nga një kirurg i aftë, pasi ai do mund t’ju ofrojë rezultatet më të mira dhe flokë të cilat do të jenë pothuajse të padallueshëm nga flokët tuaj natyral. Ato gjithashtu do të duken më të trashë dhe më të plotë, duke ju bërë të dukeni më mirë dhe duke ju rikthyer vetëbesimin. Duhet të dini gjithashtu se ky trajtim nuk do të bëjë mrekulli dhe mund t’ju duhet ta përsërisni prap pas disa kohësh. Para se të vendosni të bëni një transplant flokësh ju këshillojmë të merrni parasysh disa nga faktorët të cilët i kemi renditur më poshë:
- Shenjat janë një disavantazh i të gjitha metodave të mbjelljes së flokëve, përfshirë FUE. Dallimet e vetme janë në madhësinë dhe forma e shenjës tek çdo person. Gjatë metodës FUT do të mbetet vetëm një shenjë, e cila është më e madhe në masë dhe do të ndodhet në pjesën e pasme të kokës tuaj ndërsa metoda FUE gjeneron qindra plagë të vogla, me distancë të barabartë. Në shumicën e rasteve nëse keni flokë të trashë dhe të zinj në pjesën e pasme të kokës, shenja pas procedurës nuk do të jetë e dukshme.
- Për shumicën e burrave, transplantimi i vijës së flokëve mund të përmirësojë ndjeshëm pamjen e flokëve. Vetëm duhet të keni parasysh të keni pritshmëri realiste duke menduar dhe për sasinë e flokëve që keni ende në kokë.
- Nëse procedura e mbjelljes së flokëve bëhet nga një kirurg i specializuar, shanset për sukses do të jenë të larta. Duhet të jeni të kujdesshëm të gjeni dikë me nivel të lartë të aftësive dhe ekspertizës. Nëse zgjidhni doktorin e duhur, me shumë mundësi do të përfitoni një vijë flokësh të bukur që duket natyrale dhe një përmirësim të dukshëm në pamjen tuaj. Ashtu si me çdo operacion estetik, është më mirë të zgjidhni një kirurg të specializuar për restaurimin e flokëve në krahasim me një kirurg plastik të përgjithshëm që kryen një sërë procedurash të ndryshme.
Procesi I Rikuperimit
Koha e nevojshme për rikuperimin pas trajtimit FUT dhe FUE mund të variojë nga disa ditë në disa javë. Kjo varet nga sasia e folikulave të vendosura nga kirurgu juaj. Ju mund të ktheheni në shtëpi direkt pas trajtimit. Mjeku do të heqë me kujdes çdo fashë të vendosur pas përfundimit të procedurës. Kirurgu juaj mund të vendosë të injektojë triamcinolone në zonën e fryrë në mënyrë që të kontrollojë ënjtjen nëse bëhet problem. Mund të ndjeni dhimbje ose parehati në zonën ku janë hequr folikulat e flokëve dhe ku është bërë transplanti të cilat mund të trajtohen me ndihmën e disa nga barnave të mëposhtëm të cilat mund të përshkruhen nga kirurgu gjatë disa ditëve në vijim. Medikamentet që ndihmojnë në rritjen e flokëve duke përfshirë finasteride (Propecia) ose minoxidil (Rogaine), anti-inflamatorë që reduktojnë ënjtjen dhe lehtësojnë dhimbjen, antibiotikë që parandalojnë infeksionet, dhe analgjezikët si ibuprofeni (Advil) që ndihmojnë në reduktimin e shqetësimeve. Pas operacionit të transplantimit të flokëve, është e rëndësishme t’i përmbaheni këtyre rekomandimeve bazë për tu rikuperuar sa më shpejtë:
- Pas operacionit, prisni disa ditë para se të lani flokët me shampo. Gjatë javëve të para kur të filloni të lani flokët duhet të përdorni shampo të buta pa përbërës të dëmshëm.
- Ju do të jeni në gjendje të rifilloni punën ose aktivitetet tuaja të rregullta pas tre ditësh.
- Mos përdorni furçë ose krehër mbi flokët e reja për rreth tre javë.
- Mos vishni këmisha pulovër, golfe dhe kapuç deri kur tju thotë mjeku.
- Mos bëni aktivitet fizik për rreth një javë ose më shumë.
- Nëse vëreni se po ju bien disa qime, mos u shqetësoni. Ky është një hap normal i këtij procesi. Gjatë muajve të parë mund të ndodh që flokët e transplantuar të mos rriten ose të mos përzihen me flokët natyral siç duhet por kjo do të përmirësohet në ditët në vazhdim.
Avantazhet E Procedurave Të Transplantit Të Flokëve
Avantazhet që ofron transplanti i flokëve përsa i përket pamjes së jashtme janë arsyet kryesore për popullaritetin e kësaj procedure. Efektet e mbjelljes së flokëve gjithashtu do të jenë të dukshme menjëherë pas procedurës. Ju do të shihni një përmirësim të dukshëm në trashësinë e flokëve vetëm pas një seance. Rezultati i plotë do të shfaqet gjatë tre muajve të ardhshëm.
Avantazhet Afatshkurtra Të Transplantit Të Flokëve
Edhe pse disa njerëzve mund të mos ju duket ide shumë e mirë operacioni në kokë, kjo procedurë ka avantazhe të shumta. Pas transplantit vetëbesimi juaj do të rritet ndjeshëm dhe nuk do të keni nevojë të fshiheni më. Për më tepër, operacioni do t’ju jap mundësinë për të zgjedhur stilin e flokëve tuaj të ri, duke ju mundësuar të krijoni modele flokësh që më parë ishin të pamundura.
Avantazhet Afatgjata Të Transplantit Të Flokëve
Përveç rezultatit të menjëhershëm, me kalimin e kohës transplanti i flokëve mund të ndihmojë në ndalimin e tullacllëkut dhe rrallimit të flokëve në të ardhmen. Ndërsa transplantet e flokëve funksionojnë duke rritur sasinë dhe cilësinë e flokëve tuaj ekzistues, rezultatet do të jenë më të mira për pacienët me flokë të trashë. Pasi shumica e njerëzve pësojnë rënie flokësh për shkak të faktorëve genetik, trajtimet e vazhdueshme pas transplantit të flokëve mund të rikthejnë disa nga flokët e humbur dhe mund të parandalojnë dëme të mëtejshme.
Sa Zgjasin Rezultatet Pas Procedurës Së Transplantit Të Flokëve?
Pas procedurës së transplantit të flokëve shumica e njerëzve do të vërejnë se flokët e tyre do të duken më të trashë dhe më të plotë. Megjithatë, disa pacientë mund të përjetojnë rrallim dhe rënie flokësh pas procedurës, gjë që mund t’i bëjë flokët të duken të pabarabartë dhe jo natyrale. Për disa njerëz mund të jetë e nevojshme të bëjnë disa procedura për të marrë përfitime më afatgjata. Kjo do të vendoset gjatë konsultës me doktorin tuaj në bazë të karakteristikave të flokëve tuaj.
Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë thotë se egziston një mundësi e vogël që disa nga folikulat e flokëve që janë transplantuar të mos rezultojnë të suksesshme. Si rezultat i vdekjes së këtyre folikulave, në vendin e tyre nuk do të rritet qime të reja. Në këto situata të rralla mund t’ju duhet një procedurë kontrolli për të rivendosur seksionet që janë dëmtuar. Kjo metodë do t’ju ndihmojë në dy mënyra: ose duke mbushur zonat që nuk janë mjaft të dendura ose duke bashkuar folikulat për një pamje sa më natyrale.
Për të garantuar rezultatin më të mirë të mundshëm duhet të respektoni me kujdes udhëzimet që do t’ju ofrojë kirurgu juaj. Nëse pacientët i ndjekin udhëzimet me kujdes, shanset për një transplant të suksesshëm do të jenë më të larta. Pas procedurës pacientët duhet të evitojnë aktivitetet e rënda ose ushtrimet për disa javë dhe vetëm pas disa ditësh ata do të jenë në gjendje të lajnë flokët vetë në shtëpi.
A Duken Reale Rezultatet Pas Transplantit Të Flokëve?
Për sa kohë që operacioni do të kryhet nga një kirurg i specializuar dhe nëse kujdeseni siç duhet për to, nuk do tju mbes asnjë plagë dhe do të jetë gati e pamundur të dallohet nëse keni bërë një transplant flokësh ose jo.
A Janë Të Dallueshme Transplantet E Flokëve?
Ditët e para pas transplantimit, shenjat do të jenë të dukshme. Nuk është e këshillueshme që të mbuloni zonën e flokëve të sapo transplantuar me shall ose kapuç për shkak se mund të zgjasin procesin e rikuperimit. Gjithashtu doktori do t’ju rekomandojë të merrni një javë pushim nga puna dhe të qëndroni në shtëpi derisa t’ju bien koret ose deri kur të ndiheni gati.
Në varësi të moshës tuaj dhe kohës së rikuperimit, do të filloni të shihni ndryshim shumë shpejtë, duke lënë pas pamjen e mëparshme. Procedura e transplantit të flokëve është një nga procedurat kozmetike me kohë më të shkurtër rikuperimi, nuk lë shenja dhe nuk kërkon kohë të gjatë kujdesi. Rezultatet e transplantit të flokëve do të jenë aq natyrale sa askush nuk do mund të kuptojë nëse keni bërë ndonjë ndërhyrje ose jo.
A Duken Natyrale Rezultatet E Transplantit Të Flokëve?
Nëse pacienti ka pritshmëri reale, përgjigja është po. Flokët tuaj do të rriten në mënyrë natyrale nga rrënjët e sapo transplantuara pas rikuperimit. Nëse transplanti i flokëve është kryer nga dikush i specializuar, është shumë e vështirë të dallosh ndryshimin e flokëve natyral nga ato të vendosur. Transplanti i flokëve është metoda më e shpejtë që ofron rezultate estetikisht të këndshme për trajtimin e rënies së flokëve në çdo fazë të tyre.