Cila Procedurë E Transplantit Të Flokëve Është E Duhura Për Ju?

Share this post:
Foto qe ilustron konsulten pergatitore per nje transplant flokesh ne Shqiperi

Table of Contents

Falë avancimeve në fushën e estetikës, mbjellja e flokëve është bërë gjithnjë e më e thjeshtë kohët e fundit. Shumë njerëz kanë filluar të njohin përfitimet e procedurave të transplantit të flokëve për të nxitur rritjen e tyre në trajtime të ndryshme që nuk shkaktojnë dhimbje. Këto metoda bëjnë të mundur që rënia e flokëve të trajtohet në përputhje me dëshirat dhe kërkesat e klientëve. Procedura e mbjelljes së flokëve është ideale për njerëzit të cilët po përjetojnë probleme me pamjen e flokëve të tyre për arsye të ndryshme shëndetësore ose genetike. Duke marrë parasysh rreziqet e mundshme, saktësinë dhe shqetësimet gjatë procesit, vitet e fundit, këto procedura kanë përparuar shumë. Më konkretisht, klinikat që ofrojnë këto metoda të mbjelljes të flokëve si DHI, FUE dhe FUT do të kenë prioritet qëllimet dhe kërkesat e pacientit të cilat do të përcaktohen gjatë konsultës me kirurgun që do të kryej procedurën.

Trajtimet Më Të Zakonshme Të Transplantit Të Flokëve

Teknika e duhur e transplantit të flokëve është shumë e rëndësishme, prandaj doktori që do të kryej procedurën duhet të konsiderojë çdo faktor me kujdes. Një nga faktorët kryesor që duhet marrë parasysh është zgjedhja e klinikës mjekësore më të mirë, e cila specializohet në mbjelljen e flokëve. Transplanti i flokëve do t’ju ndihmojë të rifitoni vetëbesimin duke shtuar flokët aty ku mungojnë dhe duke i bërë ato të duken më të plotë dhe më të dendur. Zgjedhja e procedurës së duhur për restaurimin e flokëve është shumë e rëndësishme pasi egzistojnë disa lloje të tyre. Transplanti i flokëve me anë të procedurave kozmetike është metoda më efektive për të rikthyer pamjen e flokëve tuaj kështu që ju këshillojmë të mos humbisni kohë me metoda të tjera.

Duhet të dini se egzistojnë disa procedura të ndryshme të mbjelljes së flokëve dhe për të arritur rezultatin më të mirë duhet të diskutoni cdo metodë me doktorin tuaj gjatë konsultes fillestare. Procesi i transplantit të flokëve është transferimi i folikulave nga zona e prapme e kokës, në zonën ku ato mungojnë dhe këto teknika ofrojnë avantazhe dhe benefite të shumta. Shumica e klinikave përdorin një sërë procedurash konvencionale për restaurimin e flokëve, duke përfshirë këtu DHI, FUE dhe FUT. Më poshtë do të diskujtojmë për këto metoda më në detaje për ti kuptuar sa më mirë. 

Foto qe ilustron proceduren e mbjelljes se flokeve ne Shqiperi

DHI, FUE, And FUT – Cila Teknikë E Transplantit Të Flokëve Është Më E Mira?

Transplanti I Njësisë Folikulare (FUT):

FUT, e njohur edhe si procedura e shiritave, është një nga teknikat më të përdorura për mbjelljen e flokëve. Gjatë kësaj procedure doktori do të marr një rrip lëkure nga zona dhuruese e cila zakonisht është pjesa e pasme e kokës dhe përmban folikulat e flokëve. Më pas, shiriti i hequr ndahet me kujdes saktësisht në njësi individuale folikulare të flokëve. Për të implantuar këto njësi në mënyrën më të saktë, prerjet në rajonin ku do të vendosen folikulat do të shënohen gjithashtu me anë të një thike të mprehtë. Megjithatë, duhet përmendur se nga procedura FUT mund të mbeten disa shenja të dukshme në zonën ku do të merret shiriti të cilat mund të duken dhe pas operacionit. Megjithatë, këto shenja do të zhduken me kalimin e kohës ndërsa flokët vazhdojnë të rriten. 

Hapat E Procedurës Së Transplantit Të Njësisë Folikulare (FUT)

  • Konsulta me kirurgët më të mirë të transplantit të flokëve: Është e rëdësishme që procedura të kryhet nga një kirurg i specializuar në procedurat e mbjelljes së flokëve. Gjatë takimit, mjeku do të shikojë me kujdes mënyrën se si kanë rënë flokët dhe do të vendos se cila është procedura e duhur për të përmbushur kërkesat tuaja.
  • Anët e pasme të kokës, të cilat përmbajnë folikulat e flokëve që janë gjenetikisht rezistente ndaj rënies, do të jenë vendi dhurues për kirurgjinë e transplantit. Kirurgu zgjedh këtë zonë për procedurën e transplantit në mënyrë që flokët e transplantuar të kenë ende karakteristikat e tyre natyrale.
  • Anestezia lokale: Porcedura e transplantit të flokëve do të kryhet nën efektin e anestezisë lokale në mënyrë që të mpihet si rajoni marrës ashtu edhe zona ku do të vendosen folikulat. Anestezia lokale përdoret për të garantuar rehatinë e pacientit dhe për të eliminuar dhimbjen gjatë gjithë trajtimit. Gjatë procedurës së mbjelljes së flokëve, pacienti thjesht do të ndjejë pak siklet, por kjo është normale.
  • Heqja e shiritit nga zona dhuruese: Kirurgu i transplantit të flokëve do të përdor një thikë të vogël për të prerë një rrip lëkure nga zona e prapme e skalpit. Karakteristikat unike të çdo personi do të përcaktojnë madhësinë dhe gjatësinë e nevojshme të shiritit që do të prihet. Pas operacionit, prerja do të mbulohet dhe qepet në mënyrë kirurgjikale për një shërim sa më të shpejtë. Menjëherë pas procedurës FUT shenjat do të jenë të dallueshme por me kalimin e kohës do të zbehen vetë.

Hapi i parë i procedurës së transplantit të flokëve FUT është heqja e njësive folikulare. Më pas këto njësi do të ndahen në pjesë të barabarta. Hapat e tjerë të këtij procesi janë: përgatitja e vendit të marrjes të folikulave, vendosja e grafteve dhe kujdesi pas operacionit. Këto hapa do të personalizohen për cdo patient në mënyrë që të përshtaten sa më mirë me nevojat e tyre. 

Disavantazhet E Metodës FUT:

  • Kohë rikuperimi pak më e zgjatur: Pas procedurës FUT pacienti mund të ketë pak dhimbje në zonën e qafës. Mpirja, shqetësimi i lehtë dhe ndjesia e presionit janë të zakonshme pas procedurës por do të kalojnë me kalimin e kohës. Doktori do t’ju këshillojë gjithashtu të shmangni ushtrimet për dy deri në tre javë pas trajtimit për të mos shkaktuar ndonjë problem. 
  • Shenja e mbetur pas transplantit: Disavantazhi më i madh i teknikës FUT është shenja e mbetur tek zona pas kokës. Falë aftësive të kirurgëve tanë dhe teknikave që ata do të përdorin për mbylljen e plagëve, shenja do të jetë shumë pak e dukshme. Ajo do të duket vetëm në rastet kur flokët do të shkurtohen shumë.
Foto qe ilustron pergratitjen per mbjelljen e flokeve me tekniken FUE ne Shqiperi

Nxjerrja E Njësisë Folikulare (FUE):

Gjatë kësaj metode folikulat e flokëve nxirren nga rajoni i dhuruesit duke përdorur një pajisje të vogël në formë lapsi. Herë pas here, kjo teknikë mund të përdoret gjithashtu me anë të një sistemi robotik për të rikthyer pamjen e mëparshme të flokëve. Hapi i parë i transplantit të flokëve FUE janë prerjet e vogla rrethore që do të bëhen rreth çdo njësie folikulare. Gjatë këtij procesi do të mbesin disa shenja të vogla në zonat ku janë marrë flokët. Gjithsesi këto plagë nuk janë aq të rënda sa ato që mbesin pas procedurës së mbjelljes së flokëve FUT. Ndryshe nga metoda e përmendur më sipër, kirurgu planifikon implantimin e qimeve të hequra në zonën e pasme të kokës duke bërë prerje shumë të vogla me një thikë të mprehtë. Kjo procedurë ka kohë rikuperimi më të shpejtë dhe do të ketë më pak dhimbje. 

Zona e pasme e kokës e cila është rezistente ndaj rënies së flokëve përgatitet për operacionin e transplantit të flokëve FUE. Flokët do të priten të shkurtra për ta bërë më të thjeshtë për kirurgun. Duke përdorur një pajisje mjekësore të vogël, folikulat e flokëve dpo të nxirren nga vendi i dhuruesit dhe do të përgatitetn për fazën tjetër. Çdo njësi folikulare përbëhet nga një deri në katër fije floku që do të përdoren për tu vendosur në zonën ku mungojnë flokët. Kirurgu i transplantit do të bëj prerje të vogla përpara se të vendosë folikulat. Për sa i përket zhvillimit të flokëve dhe rikuperimit, rritja e plotë e tyre mund të zgjas në 12 deri në 15 muaj, dhe pse përmirësimet e para do të jenë të dukshme direkt pas një muaji.

Disavantazhet E Metodës FUE:

  • Transplantimi i një numëri më të vogël graftesh gjatë një seance: Për shkak se folikulat duhet të hiqen një nga një, metoda FUE mund të marrë më shumë kohë sesa metoda FUT. Kur zona ku do të merren flokët është më të madhe dhe ka një densitet më të lartë të graftit, procedura FUE do të marr më shumë kohë.
  • Rrezikshmëri gjatë marrjes së folikulave:  Gjatë metodës FUE doktori duhet ti nxjerr folikulat e flokëve një nga një që do të thot se rreziku i transaksionit do të rritet, rrjedhimisht duke rritur dhe normën e tyre. Dëmtimi i folikulave që do të transplantohet është më i lartë gjatë procedurës FUE në krhasim me metodën FUT. Në raste të rralla, norma e transaksionit mund të arrijë deri në 10%-15% por për fat të mirë, rreziqet do të reduktohen me përdorjen e pajisjeve të duhura, me aftësinë e kirurgt dhe stafi i tij.
  • Jo të gjithë pacientët janë të përshtatshëm për këtë procedurë: Graftet që do të bëhen gjatë metodës FUE i nënshtrohen më shumë presioni për shkak të natyrës së teknikës që përdoret gjatë kësaj procedure. Ato nuk kanë asnjë ind mbrojtës rreth tyre ndrysha nga graftet në metodën FUT. Prandaj, mjekët duhet t’i trajtojnë ato me shumë delikatesë, nëse jo, rreziku i dëshitmit të procedurës do të rritet. Për fat të mirë, zgjedhja e një kirurgu me përvojën e duhur mund ti zvogëlojë të gjithë këto rreziqe.
Foto qe ilustron procesine transplantit te flokeve DHI ne Shqiperi

Implantimi I Drejtpërdrejtë I Flokëve (DHI)

Gjatë procesit të transplantimit të flokëve DHI, folikulat do të implantohen menjëherë në rajonin ku mungojnë flokët. Prerjet e bëra paraprakisht nuk do të jenë të nevojshme për metodën DHI, dhe kjo e bën atë një opsion më të sofistikuar sesa teknika FUE. Duke përdorur një instrument implantues specifik, kjo procedurë e transplantit të flokëve do të bëjë të mundur të arrini densitet maksimal të flokëve dhe rezultate natyrale që do të zgjasin gjatë gjithë jetës. Kjo teknikë e njohur si “Implantimi i drejtpërdrejtë i flokëve” (DHI) përdoret në 75 klinika në 45 vende të ndryshme të botës. Hapat e kësaj procedure janë:

  • Nxjerrja e folikulave të flokëve: Gjatë teknikës DHI doktori do të përdor një instrument mikro punch për të hequr gjëndrat e flokëve nga skalpi i pacientit. Meqenëse këto zona janë gjenetikisht rezistente ndaj rënies së flokëve, ato quhen zona dhuruese dhe shpesh gjenden në anën e pasme të kokës.
  • Ndarja e folikulave të flokëve: Graftet ose folikulat e marra do të ndahen në grupe prej një, dy, tre, katër, e kështu me radhë dhe ruhen në një tabaka. Kirurgët do të hartojnë procedurën e implantimit të flokëve për t’i siguruar pacientit densitetin më të lartë dhe rezultate sa më natyrale. Gjithashtu, pacientët do të jenë në dijeni për numrin e grafteve ose qimeve që do të vendosen në skalpin e tyre.
  • Implantimi i folikulave të flokëve: Procedura e nxjerrjes dhe implantimit të folikulave të flokëve është një nga tiparet dalluese të teknologjisë DHI. Klinikat që ofrojnë këtë procedurë ndjekin protokolle të qarta, janë transparente dhe kanë një proces unik nga fillimi në fund. Përpara se të implantohen folikulat, rajoni marrës nuk do të ketë nevojë të pritet. Procedura e implantimit kryhet nga një doktor i specializuar për këtë metodë, i cili do të përdor një gjilpërë të zbrazët që varion në madhësi nga 0.8 në 0.9 milimetra. Gjilpëra është bërë specifikisht për të ndihmuar kirurgun të ruajë ekuilibrin gjatë procedurës në mënyrë që ai të ketë kontroll të jashtëzakonshëm mbi drejtimin dhe vijën e flokëve, duke prodhuar rezultate që duken sa më natyrale. Ky mjet ndihmon që transplantimi i flokëve me metodën DHI të kryhet sa më mirë të jetë e mundur, duke marrë parasysh çdo problem që lidhet me thellësinë, drejtimit ose këndin e implantimit të folikulave.

Avantazhet E Metodës DHI

  • Minimalisht invazive: Procesi i transplantimit të flokëve DHI është një trajtim minimal invaziv që nuk kërkon ndonjë qepje në zonat dhuruese ose marrëse. Për shkak të kësaj, pas kësaj procedure nuk do të mbes asnjë shenjë dhe koha e rikuperimit do të shkurtohet.
  • Rezultate  të personalizuara dhe natyrale: DHI është një alternativë shumë efektive nëse po kërkoni për një metodë transplantimi flokësh që funksionon mirë dhe siguron rezultate natyrale. Kirurgu do të ketë të mundur të menaxhojë densitetin dhe këndin implementimit të folikulave në mënyrë që i përshtatet sa më mirë flokëve tuaj. Mjeti i përdorur gjatë procedurës do ta ndihmojë shumë mjekun, duke ja bërë më të thjeshtë vendosjen e folikulave. 
  • Procedura e mbjelljes së flokëve në vetëm një seancë: Metoda e mbjelljes së flokëve DHI do të bëhet në një seancë të vetme. Kjo procedurë mbështetet në kërkesat specifike të pacientit dhe në sasinë e nevojshme të folikulave për tu transplantuar. 

Duhet të theksohet se gjatë procedurës së transplanit të flokëve DHI, do të aplikohet anestezi lokale në lëkurën e kokës së pacientit për të garantuar komoditetin dhe sigurinë e tyre. Për shkak të anestezisë, pacienti do të jetë i relaksuar dhe kirurgu do mund të punojë shpejt për të hequr dhe implantuar flokët. Kjo procedurë do të ofrojë rezultate mahnitëse dhe natyrale. Gjatë kryerjes së operacionit pacienti do të jetë në gjendje të shikojë TV ose të rrijë në telefonin e tij. Për më tepër, rezultatet do të jenë të dukshme pas 8 deri në 12 muajsh.

Foto qe ilustron nje konsulte per mbjelljen e flokeve ne Shqiperi

Cila Procedurë E Transplantit Të Flokëve Është E Duhura Për Mua?

Nuk ka asnjë faktor që cakton se një metodë e transplanit të flokëve është më e mirë se tjetra. Gjatë zgjedhjes së llojit të operacionit do të merren parasysh disa faktor, ndër të cilët është shtrirja e rënies së flokëve, lloji dhe dendësia e tyre në zonën dhuruese dhe rezultati i mundshëm. Kirurgët plastikë ekspertë do të vendosin se cila është metoda e duhur për ju vetëm pas konsultës dhe pas një vlerësimi të detajuar. Nëse doni të konsultoheni online duhet të dërgoni me email fotografi të kokës tuaj nga këndvështrime të ndryshme, në mënyrë që mjeku të bëjë një ekzaminim më të saktë para se të caktoni një konsultë në klinikën e tij.

Përveç llojit të operacionit të përdorur për transplantin e flokëve, përvoja dhe aftësia e kirurgut plastik do të kenë ndikim të madh në rezultatin final. Dendësia dhe natyraliteti i vijës së flokëve, shkalla e mbijetesës së graftit dhe dukshmëria e plagëve përcaktohen të gjitha nga niveli i aftësisë së kirurgut. Ndërsa disa specialist mund të kryejnë të gjithë llojet e transplanteve duke përfshirë metodat FUT, FUE dhe DHI, disa të tjerë specializohen në vetëm një metodë të caktuar. Gjatë konsultimit, pyesni doktorin për specializimin e tij, dhe gjithashtu rishikoni me kujdes punët e tyre të mëparshme. Koordinatorët e Advanced Hair Clinic në Shqipëri mund t’ju ndihmojnë me çdo informacion në lidhje me procedurën. Ne bashkëpunojmë me klinikat më të mira të kirurgjisë plastike jashtë vendit dhe kemi ndihmuar qindra pacientë në rikthimin e flokëve dhe pamjes tyrë të mëparshme.

Artikuj te tjere

Na ndiqni

KRYENI NJË KONSULTË FALAS

Rruga e fitimit të vetëbesimit fillon këtu!

Është e thjeshtë, e shpejtë, pa pagesë. Specialistët tanë do ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur. 

Ose telefononi specialistët tanë për të marrë ndihmë të menjëhershme:

sqAlbanian