Pyetjet E Bëra Më Shpesh Rreth Transplantit Të Flokëve Në Shqipëri

Share this post:
Foto qe ilustron nje kandidat per mbjelljen e flokeve ne Shqiperi

Table of Contents

Aktualisht, zgjidhja më e përshtatshme për personat që po përjetojnë rënie të flokëve është transplanti i flokëve. Rritja e konkurencës në këtë industri ka bërë të mundur hapjen e disa klinikave më luksoze dhe cilësore në të gjithë botën. Nga të gjithë shtetet në Europë, Shqipëria dallon për disa nga klinikat më të specializuara në procedurat e transplantit të flokëve duke ofruar paketa të shkëlqyera dhe gjithëpërfshirëse. Thënë kështu, në këtë blog ne do mundohemi të adresojmë disa nga pyetjet më të rëndësishme që duhet të merrni parasysh nëse vendosni të bëni një transplant flokësh në Shqipëri.

Foto qe ilustron proceduren e mbjelljes se flokeve ne Shqiperi

A Mund Të Ketë Bien Flokët Pas Procedurës Së Transplantit Të Flokëve?

Kjo pyetje nuk ka një përgjigje ekzakte pasi rezultatet janë të ndryshme për çdo pacient. Pas procedurës duhet pak kohë që folikulat e flokëve tuaj të shërohen plotësisht. Rezultatet e plota gjithashtu do të shfaqen pas disa muajsh kështu që duhet të tregoheni të durueshëm. 

Është normale që disa nga flokët e transplantuar të bien brenda tre muajve të parë pas procedurës së mbjelljes së flokëve kështu që nuk duhet të shqetësoheni. Shërimi i plotë mund të zgjasë nga gjashtë muaj deri në një vit.

Sistemi imunitar do të fillojë të fortësohet dhe pasi procesi i shërimit të mbaroj, folikulat e transplantuara do të fillojnë të prodhojnë qime për të mbuluar zonat kokës tuaj ku mungojnë flokët. Këto flokë që do të vazhdojnë të rriten siç duhet me kalimin e kohës. Meqënëse rritja e folikulave të flokëve është e përhershme, është shumë e vështirë ti rikthehen pamjes së më parëshme. Folikulat e transplantuara kanë një jetëgjatësi të njëjtë me pjesën tjetër të folikulave në trupin tuaj. Flokët e trupit tuaj rriten natyrshëm dhe kanë një jetëgjatësi të caktuar dhe ato mund të ndalojnë gradualisht prodhimin e flokëve kështu që ky proces do të ndikojë dhe flokët e transplantuar.

A Mund Të Dështojnë Rezultatet E Transplantit Të Flokëve Me Metodën Fue Pas Një Procedure Të Suksesshme?

Teknika e mbjelljes së flokëve me nxjerrjen e njësisë folikulare (FUE) është padyshim opsioni më i mirë i disponueshëm deri tani për trajtimin e rënies së flokëve. Nëse pacienti mbetet i kënaqur pas procedurës, operacioni i mbjelljes së flokëve FUE do të konsiderohet i suksesshëm. Nëse pacienti nuk mbetet i kënaqur atëher procedura nuk do të quhet e suksesshme. Edhe pse metoda FUE funksionon në shumicën e rasteve prap ka disa rreziqe që duhen marrë përsipër. E thënë shkurt procedura nuk do të quhet e sukssesshme nëse pacienti nuk mbetet i kënaqur me rezultatet e tij.

Transplanti mund të rezultojë në trashësi ose shpërndarje të dobët të flokëve, vende boshe ose zona jo të dendura në vijën e flokëve të transplantuar, probleme që ndikojnë në shëndetin e kokës në zonën dhuruese, probleme me folikulat e flokëve të vendosura ose një kombinim i këtyre problemeve. Kryesisht, pacientët mund të mbesin të pakënaqur me teknikën FUE pasi rezultatet nuk do të ofrojnë pamje flokësh të trashë e të plotë. Megjithatë, FUE konsiderohet si trajtimi më i kërkuar pasi është shumë i sigurt dhe ka shumë pak rreziqe—kjo procedurë gjithashtu ka një shkallë shumë të lartë suksesi. 

Foto qe ilustron rikuperimin pas transplantit te flokeve ne Shqiperi

Cilat Probleme Mjekësore Mund Të Shkaktojnë Rënie Të Flokëve?

Fillimisht, mjeku juaj ose dermatologu do të mundohet të përcaktojë shkakun themelor të rënies së flokëve. Shkaku me i zakonshëm i këtij problemi janë faktorët genetik, si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt. Ndonjëherë rënia e flokëve mund të fillojë që në adoleshencë. Ky problem mund të shkaktohet gjithashtu nga sëmundje të rënda, trajtime mjekësore ose aksidente të ndryshme. Megjithatë, nëse trajtohen në kohën e duhur, flokët tuaj zakonisht do të fillojnë të rriten përsëri. Shtatzënia, lindja, menopauza, çrregullimet e tiroides, alopecia areata, e cila është një çrregullim i sistemit imunitar që prek folikulat e flokëve, sëmundjet e kokës, si krimbi i ziles, etj. mund të jenë disa shkaqe të tjera të rënies së flokëve.

A Mund Të Bien Flokët Pas Procedurës Së Transplantit Nga Aktivitetet Që Bëjmë Gjatë Ditës?

Për t’ju përgjigjur më mirë kësaj pyetje fillimisht duhet të eksplorojmë specifikat e rënies së flokëve. Gjatë procedurave të transplantit të flokëve, folikulat do të nxirren nga pjesa dhuruese e trupit tuaj dhe do të transplantohen në një zonë ku ose nuk ka fare ose shumë pak qime. Megjithatë, pas këtij operacioni do të duhet pak kohë që folikulat tuaja të reja të flokëve të shërohen. Nëse pacienti nuk ka një mënyrë jetese të shëndetshme, ekziston mundësia e rënies së flokëve edhe pas shërimit të plotë dhe rritjes së flokëve të rinj. Kjo nënkupton të evitoni cigaret dhe konsumimin e tepërt të alkoolit, si dhe drogat dhe kimikatet e rrezikshme dhe të ashpra. I gjithë shëndeti juaj, duke përfshirë cilësinë e flokëve tuaj, do të varet përfundimisht nga dieta dhe stili i jetesës tuaj.

Po Sikur Të Mos Jem Kandidat I Përshtatshëm Për Transplantin E Flokëve?

Procedura e transplantit të flokëve mund të duket si ide e mirë por ka disa gjëra që duhet t’i merrni parasysh përpara se të konsideroni mbjelljen e flokëve. Këtu janë disa faktor të rëndësishëm që pacientët duhet të konsiderojnë në mënyrë që të sigurohen se kjo është procedura e duhur për ta. 

Megjithëse transplanti i flokëve nuk ka kufizime moshe për procedurat e zhvendosjes së flokëve, idealja është që kandidatët të jenë midis moshës 25 dhe 65 vjeç. Pacientët mbi 65 vjeç shpesh kanë flokë shumë delikate, kështu që kjo procedurë ka gjasa të mosfunksionojë plotësisht. Për më tepër, duke qenë se jo të gjitha format rënies së flokëve janë të njëjta, kandidatët më të mëdhenj për transplantim të flokëve janë ato të cilët e kanë rënien e flokëve të trashëguar.

Pacientët me alopeci ose me crregullime të tjera shëndetësore mund të kenë folikula të dobëta, duke e bërë transferimin joefektiv. Kur vlerësohet ashpërsia e rënies së flokëve, duhet të merren parasysh dy faktorë të rëndësishëm si sasia dhe cilësia e flokëve të cilët do të vendosen. Para se t’i nënshtrohet transplantit të flokëve, pacienti duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi transferimi i flokëve metet një operacion kirurgjikal. Përveç kësaj, përcaktimi nëse jeni apo jo një kandidat i përshtatshëm për një transplant flokësh varet kryesisht nga lloji i flokëve tuaj. Në këto raste është më mirë të flisni me një specialist për të pasur një njohuri më të mirë të situatës suaj dhe nëse kjo procedurë është e duhura për ju.

Foto qe ilustron proceduren e mbjelljes se flokeve ne Shqiperi

A Është I Dhimbshëm Transplanti I Flokëve Me Metodën Fue Në Shqipëri?

Gjatë procedurës së transplantit të flokëve FUE folikulat e flokëve nxirren nga zona dhuruese dhe vendosen në zonat ku ato mungojnë. Procesi mjekësor i kësaj procedure nuk duhet të jetë aspak i dhimbshëm, pasi mjeku do të mpijë lëkurën e kokës me anë të një anesteziku lokal. Mund të ndiheni pak shqetësime në fillim, por pasi zona të jetë mpirë plotësisht, nuk do të keni asnjë dhimbje.

A Zgjat Shumë Operacioni I Transplantit Të Flokëve?

Transplantimi i flokëve do të bëhet gjatë një seance të vetme, të gjatë ose gjatë disa seancave të shkurtra. Kjo metodë është gjithashtu pak më e vështirë se llojet e tjera të metodave të transplantit të flokëve. Kohëzgjatja e kësaj procedure mund të ndryshojë, dhe ajo zakonisht varet nga shëndeti i pacientit, sasia e grafteve të implantuara dhe disa faktorë të tjerë. Procedurat e vogla që kërkojnë vetëm 200 grafte ose më pak mund të përfundojnë brenda pak orësh. Në varësi të klinikës, zakonisht trajtimi që përfshin midis 2500 dhe 3000 grafte do të kryhet gjatë dy takimeve që do të zgjasin rreth dy ditë.

A Do Të Duken Natyrale Rezultatet Pas Procedurës Së Transplantit Të Flokëve?

Meqenëse transplantimi i flokëve përdor folikulat e flokëve të vetë pacientit, rezultati pas procedurës do të jetë shumë natyral. Megjithatë, metoda e përdorur, përgatitja dhe mungesa e përvojës me procedurat mund të ndikojnë në këto rezultate. Çdo hap i procesit ka rëndësi duke përfshirë strukturimin e duhur të vijës së përparme të flokëve dhe zgjedhjen e teknikës së duhur bazuar në kërkesat e pacientit dhe nevojave të tij personale.

Sa Kohë Zgjat Rikuperimi Pas Transplantit Të Flokëve Në Shqipëri?

Pas transplantit të flokëve, shërimi mund të zgjasë nga gjashtë muaj deri në një vit. Megjithatë, pas rikuperimit, folikulat e rivendosur do të fillojnë të rriten, duke mbuluar zonat e ekspozuara të kokës tuaj ku ka mangësi flokësh.

Foto qe ilustron nje konsulte per mbjelljen e flokeve

A Ka Rreziqe Procedura E Transplantit Të Mjekrës?

Transplantimi i qimeve të mjekrës nuk është procedurë e gjatë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por duhet të keni parasysh se përsëri konsiderohet si një operacion kozmetik. Edhe përse nuk është procedurë e vështirë ajo përsëri përfshin disa rreziqe, si infeksionet dhe shenjat në fytyrë. Këto rreziqe do të shtohen nëse procedura nuk kryhet në një klinikë që nuk ka prioritet kujdesin ndaj pacientit.

A Është Transplanti I Flokëve I Përshtatshëm Për Femrat?

Transplantet e flokëve janë të përshtatshme dhe për gratë. Femrat shpesh vuajnë nga rënia e flokëve e cila shkaktohet nga çekuilibri i hormoneve, kështu që analiza hormonale është e nevojshme paraprakisht. Ndonjëherë doktori do ta evitojë transplantin e flokëve për dy arsye kryesore: në rastet kur pacienti vuan nga ndonjë çrregullim mjekësor që do ta bëjë transplantin joefektiv, ose në rastet kur rënia e flokëve mund të parandalohet pa pasur nevojë për transplantim. Në këto raste, doktori do t’ju jap të gjitha këshillat dhe trajtimet përkatëse për terapi të tjera të mundshme.

Sa Kushton Transplanti I Flokëve Në Shqipëri?

Ditët e sotme procedurat e transplantimit të flokëve janë më të përballueshme se kurrë. Gjatë konsultës doktori do të vlerësojë me kujdes problemet e flokëve tuaj dhe do të caktojë koston e transplantit dhe numrin e folikulave që do të vendosen. 

Zëvendësimi dhe densiteti i flokëve brenda buxhetit të vendosur është faktori i vetëm që ka rëndësi për çdo klient. Transplanti i flokëve është i suksesshëm vetëm nëse pacienti mbetet i kënaqur me rezultatet. Megjithëse kostoja është një faktor i rëndësishëm që nuk duhet të anashkalohet, duhet të dini se nuk është gjithçka. Advanced Hair Clinic në Shqipëri përshtat procesin dhe kostot sipas nevojave dhe situatës financiare të çdo klienti për ta bërë të mundur për të gjithë.

Foto qe ilustron rezultatet e mbjelljes se flokeve ne Shqiperi.

Cila Është Mosha E Përshtatshme Për Të Bërë Një Transplant Flokësh?

Humbja e flokëve është një problem që do t’ju ndikojë gjithë jetën. Nëse problemi është i trashëguar, doktorët do t’ju rekomandojnë të merrni masa parandaluese para se problemi të bëhet i dukshëm. Menaxhimi i hershëm i bën të mundur mjekut të transplantit të flokëve të eliminojë zonat boshe dhe lejon që flokët e transplantuar të rriten gradualisht dhe në mënyrë natyrale. Mosha ekzakte e transplantit të flokëve është e pacaktuar. Nuk ekziston një moshë specifike në të cilën ndodh rënia e flokëve, prandaj nuk keni pse prisni deri sa të jetë shumë vonë.

Për t’u siguruar që të flokët tuaj të duken sa më natyralë, ekspertët e klinikës Advanced në Shqipëri vlerësojnë sasinë e rënies së flokëve që mund të ndodh në të ardhmen dhe krijojnë një strategji ndërhyrjeje për ta parandaluar atë. Nëse keni pritur që procedurat e mikrokirurgjisë së transplantit të përmirësohen ky është momenti i duhur. Kur të shihni rezultatet e mahnitshme që ka prodhuar stafi i Advanced Clinic, do të pendoheni pse nuk na keni kontaktuar më parë. Pas kësaj procedure në vend që të numëroni flokët që bien, do të filloni të numëroni flokët që do të rriten.

A Mund Të Përsëritet Procedura E Transplantit Të  Flokëve?

Procedura e transplantimit të flokëve mund të kryhet sërish nëse pacienti ka një numër të konsiderueshëm folikulash në pjesën e prapme të kokës. Për sa kohë që zona dhuruese ka mjaftueshëm grafte për t’u hequr atëher doktori mund të kryej një procedurë të dytë apo edhe të tretë. Ekipi ynë i doktorve tek Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri do të ketë prioritet lumturinë dhe kënaqësinë e pacientit gjatë gjithë procedurës.

Kur Mund Të Bëj Seancën E Dytë?

Në shumicën e rasteve seanca e dytë e procedurës së transplantit të flokëve mund të kryhet ditën e nesërme. Në varësi të procedurës dhe gjendjes së pacientit doktori do të vendos nëse procedura do mund të kryhet direkt pas operacionit të parë ose nëse do të vendos të pres për një periudhë kohore ë cila zakonisht është tetë muaj.

Artikuj te tjere

Na ndiqni

KRYENI NJË KONSULTË FALAS

Rruga e fitimit të vetëbesimit fillon këtu!

Është e thjeshtë, e shpejtë, pa pagesë. Specialistët tanë do ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur. 

Ose telefononi specialistët tanë për të marrë ndihmë të menjëhershme:

sqAlbanian