Procedurat e transplantit të flokëve janë bërë shumë të njohura gjatë viteve të fundit, për shkak se shumë njerëz po pësojnë rënie të flokëve. Si çdo vend tjetër, edhe Shqipëria ka investuar në teknologjitë më të reja dhe në pajisjet më moderne, për t’u ofruar pacientëve të saj rezultatet më të mira dhe sa më natyrale. Kostoja e procedurave të mbjelljes së flokëve në Shqipëri do të varet nga disa arsye, duke filluar nga shuma e folikulave ekzistuese, sasia e rënies së flokëve dhe karakteristika të tjera individuale që do të përcaktohen nga kirurgu gjatë konsultës fillestare.
Është shumë e rëndësishme të gjesh një doktor i cili është i specializuar dhe i trajnuar në procedurat e mbjelljes së flokëve dhe mund të ofrojë metoda të ndryshme të tyre. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje t’ju japin këshillat e duhura për periudhën e rikuperimit bazuar në situatën tuaj. Në këtë blog, ne do t’ju tregojmë disa nga vlerësimet e lëna nga klientët që janë trajtuar më parë tek Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri dhe si ka qenë eksperienca e tyre.
Informacione Të Përgjithshme Mbi Transplantin E Flokëve
Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri është e specializuar në procedurat minimalisht invazive. Hapat e procedurës janë zakonisht të ngjashme tek të gjithë metodat, ku mjeku transferon folikulat e flokëve të pacientit nga një zonë e kokës, e cila zakonisht është pjesa e pasme e saj, e quajtur edhe zona dhuruese, dhe i vendos këto folikula në zonën ku mungojnë flokët. Kjo procedurë do të kryhet nën efektin e anestezisë lokale në mënyrë që pacienti të mos ndjejë asnjë dhimbje apo shqetësim.
Në klinikën tonë ne ofrojmë çdo teknikë të mbjelljes së flokëve që ju mund të mendoni, duke përfshirë mbjelljen manuale të flokëve, mbjelljen e flokëve afro, transplantet e flokëve FUE, DHI dhe transplantet e flokëve Sapphire FUE; për më tepër, transplantet e mjekrës dhe vetullave, mbjelljet e flokëve për femrat etj. Hapat e këtyre metodave janë kryesisht të ngjashme dhe rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme. Pas procedurës plagët do të jenë minimale dhe gati të padukshme duke ju mundësuar një pamje sa më natyrale.
Gjatë konsultës, kirurgu do t’ju shpjegojë hap pas hapi proceset dhe së bashku do të vendosni se cili është trajtimi më i mirë për nevojat tuaja. Ai do të vizatojë një vijë ku supozohet të vihen flokët në mënyrë që të sigurojë një pamje sa më natyrale që ju përshtatet më së miri. Rënia e flokëve mund të ndodhë për disa arsye, kështu që nëse ky problem po ju shkakton probleme me vetëbesimin, mund të filloni të konsideroni të bëni një transplant flokësh.
Vlerësimet E Pacientëve
“Para 12 vitesh kam bërë procedurën e transplantit të flokëve tek Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri dhe gjithçka që kam për të thënë është se jam shumë i kënaqur me rezultatet e mia. Mjekët dhe stafi i klinikës kanë qenë shumë mirëkuptues duke më bërë të ndihem rehat dhe duke iu përgjigjur çdo pyetjeje që kisha. Gjatë konsultës fillestare, mjeku më shpjegoi cilat ishin rezultatet e mundshme dhe gjithashtu rreziqet e procedurës. Ai gjithashtu më dha udhëzime të qarta për të ndjekur para dhe pas procedurës. Gjatë operacionit, stafi më ndihmoi shumë dhe nuk ndjeva asnjë lloj dhimbjeje dhe shqetësimi. Deri më tani rezultatet kanë qenë të mahnitshme dhe do ta rekomandoja shumë Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri nëse jeni duke menduar të bëni një transplant flokësh në të ardhmen. Është e sigurt që do të merrni këshilla të nevojshme dhe kujdes të veçantë nga ekspertët e klinikës me çmime të arsyeshme, duke e bërë të gjithë përvojën shumë komode.”- James Anderson
“Në përgjithësi përvoja ime tek Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri ka qenë e mrekullueshme. Duke nisur nga konsulta fillestare, stafi dëgjoi me kujdes të gjithë dëshirat e mia, gjendjen time personale dhe se si rënia e flokëve po ndikonte në vetëbesimin tim. Ata e bënë shumë të qartë se si do të shkonte operacioni duke e shpjeguar hap pas hapi. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte dhe rezultatet duken shumë natyrale. Mjeku u tregua shumë i kujdesshëm për të vendosur pritshmëri sa më realiste, gjë që më bëri të ndihesha më rehat dhe më e kënaqur me rezultatet.
Gjithashtu stafi i klinikës më bëri të ndihem jashtëzakonisht i veçantë në atë ditë duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të mia dhe duke më qëndruar afër. Të them të drejtën, e gjithë eksperienca në tërësi ishte e kënaqshme. Këshillat për javët dhe muajt pas operacionit ishin mjaft të qarta, siç ishin edhe udhëzimet para procedurës në mënyrë që transplantimi i flokëve të shkonte si duhet.
Tani që ka kaluar më shumë se një vit nga operacioni, mund të them se jam shumë i kënaqur me rezultatet. Ndihem kaq mirë me pamjen time dhe askush nuk e ka kuptuar që i jam nënshtruar një procedure pasi rezultatet duken kaq natyrale. Faleminderit të gjithëve stafit të klinikës që më ndihmuan. Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për atë që keni bërë të gjithë për mua. Mjeku ishte gjithashtu jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatet, gjë që më bëri të ndihem edhe më i lumtur”. – David Bennett
“E gjithë përvoja duke filluar nga konsulta fillestare deri në rikuperim ishte e mahnitshme dhe kjo reflektohet në mënyrë të përkryer në rezultatet e mia. Mjeku ishte shumë i qartë dhe më shpjegoi procesin hap pas hapi, duke degjuar gjithashtu frikën time dhe duke iu përgjigjur çdo pyetjeje që kisha. Klinika ishte shumë e pastër dhe stafi ishte shumë ndihmues, gjë që e bëri procedurën shumë më të lehtë për mua. Unë do t’ua rekomandoja Advanced Hair Clinic në Shqipëri të gjithë atyre që po mendojnë të bëjnë një transplant flokësh.” – Robert Smith
“Nuk mund të kërkoja asgjë më shumë. Mora rezultatin që doja, dhe flokët e mij duken aq natyral sa askush nuk me kupton që kam kryer një transplant flokësh – as nuk e mbaj mend vijën time të mëparshme të flokëve! Do t’ju rekomandoja Advanced Hair Transplant Hair Clinic në Shqipëri të gjithë atyre që janë të interesuar për një transplant flokësh. Stafi i tyre më qëndruan afër gjatë gjithë procedurës së transplantit dhe ishin shumë të durueshëm gjatë konsultimeve, duke ma bërë të gjithë përvojën më të lehtë.” – Brian Taylor
“Jeta ime ndryshoi tërësisht brenda një viti pasi bëra transplantin e flokëve FUE tek Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri. Jam konsultuar tek disa klinika të ndryshme, por në këtë klinikë i besova plotësisht kirurgut dhe kolegëve të tij që në takimin tonë të parë. Që në fillim isha vërtet i bindur se ata do të më jepnin rezultatet që dëshiroja. I gjithë procesi, duke përfshirë konsultën e parë, ditën e përgatitjes së operacionit, operacionin dhe të gjithë kujdesin pas tij, ishte me të vërtetë i shkëlqyer. Tani nuk shqetësohem më për flokët e mi çdo ditë dhe i jam jashtëzakonisht mirënjohës Advanced Hair Clinic në Shqipëri që më ka ofruar kujdesin dhe trajtimin e nivelit më të lartë.” – Anthony Reynolds
“Kam kontaktuar me disa klinika të ndryshme por specialistët e Advanced Hair Clinic më kanë lënë shumë përshtypje me stilin e tyre bashkëpunues dhe këshillat që më dhanë që në konsultën e parë. Ata nuk më vunë në presion dhe më shpjeguan çdo lloj metode për rënien e flokëve. Kirurgu ishte i interesuar të dinte se cilat ishin qëllimet e mia dhe më ofroi këshilla të vlefshme, si p.sh. zgjedhjen e një vije flokësh të përshtatshme për moshën dhe fytyrën time. Në ditën e operacionit, më shtruan në një mjedis të qetë dhe ndihesha në duar të sigurta pasi stafi më kishte shpjeguar cdo hap të procedurës. Ata më dhanë udhëzimet e nevojshme për kujdesin e mëvonshëm dhe më shpjeguan se si do të shkonin gjërat gjatë periudhës së rikuperimit dhe çfarë duhet të kisha kujdes. Më pas caktova një vizitë pasuese me kirurgun për të parë se si po shkonte procesi i shërimit dhe klinika më ofroi një numër kontakti për ti telefonuar nëse kisha ndonjë shqetësim ose pyetje shtesë. Rezultatet pas procedurës gjithashtu kanë qenë të shkëlqyera dhe kam mbetur shumë i kënaqur nga e gjithë kjo eksperiencë.” – Christopher Hayes
“Pas një eksperience të pakëndshme në një klinikë tjetër, po vazhdoja kërkimin për një klinikë tjetër për të bërë transplantin e flokëve. Gjatë kërkimit në internet hasa Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri, dhe vendosa t’i kontaktoja për një konsultë. E dija që isha në duar të sigurta menjëherë që nga komunikimi ynë i parë me email. Mjeku ishte shumë i qartë gjatë konsultës fillestare, duke më shpjeguar gjithçka që duhej të dija për këto trajtime në mënyrë që të bëja një zgjedhje sa më të informuar. Në këtë klinikë kirurgu nuk ishte vetëm një figurë autoritare por gjithashtu ishte i përkushtuar për ti dhënë klientëve të tij kujdesin e nevojshëm. I gjithë stafi i klinikës ishte gjithashtu i shkëlqyer; ata më shpjeguan procesin hap pas hapi dhe adresuan çdo shqetësim që kisha. Përpara trajtimit, mora informacionin e duhur dhe përgjigjet për cdo pyetje që kisha. Ditën e trajtimit, arrita në klinikë herët, saktësisht në orën shtatë në mëngjes. Salla e operimit ka TV dhe muzikë duke e bërë mjedisin tepër qetësues dhe relaksues. Pas operacionit kam mbajtur kontakt me stafin e klinikës duke caktuar dhe vizitën pasuese për të parë ecurinë e flokëve të transplantuar. Si përfundim nuk kam asnjë ankesë për eksperiencën time tek Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri dhe po pres me padurim rezultatin final”. – Mat Mitchell
“Unë u referova tek Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri nga një mik i imi dhe pasi pashë rezultatet e mëparëshme të pacientëve të tjerë dhe dëgjova historitë e tyre, vendosa që të kontaktoj me klinikën. Fillimisht caktova një konsultë fillestare me një nga mjekët e klinikës. Ai më dha cdo informacion që më nevojitej dhe më bëri të ndihem shumë mirë. Mënyra e rënies së flokëve dhe sasia e pritshme e grafteve ishin dy faktorët kryesorë të cilët ai i pa me kujdes. Gjatë procedurës isha nën efektin e anestezisë, kështu që nuk kam ndjerë asnjë dhimbje ose shqetësim. Rikuperimi shkoi shumë më mirë nga sa e prisja. Për shkak se gjumi është pak i parehatshëm gjatë dhjetë ditëve të para pas procedurës, unë do të sugjeroja të mbani një jastëk rreth qafës. Dua të falenderoj Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri për të gjithë eksperiencën dhe kujdesin ndaj meje. Faleminderit përsëri.” – Eric Carter
“Sot është një vit që nga transplanti im i flokëve tek Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri. Stafi i klinikës ishin vërtet profesionistë dhe dhanë shpjegime të hollësishme për çdo fazë të procedurës. Para se tëkontaktoja me klinikën Advanced kam bërë dy vizita në klinika të tjera, por kam mbetur vërtet i pakënaqur. Fillimisht pata një takim me një nga kirurgët tek Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri. Ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve e mia dhe sqaroi të gjithë procesin. Gjithashtu më këshilloi ta merrja disa ditë për të menduar nëse doja të vazhdoja më tej me procedurën ose jo, duke marë parasysh edhe rreziqet e mundshme. Bazuar në përvojën time, ju a rekomandoj këtë klinikë të gjithëve. E vetmja gjë për të cilën pendohem është pse nuk e mendova më parë!” – Steven Johnson
“Nëse jeni duke menduar të bëni një transplant flokësh në Shqipëri, Advanced Hair Transplant Clinic është vendi i duhur. Klinika ka një staf të sjellshëm dhe jashtëzakonisht të aftë, të cilët të qëndrojnë pranë gjatë gjithë procesit, duke filluar që nga konsultimet e para deri te procedura dhe periudha e rikuperimit. Jam shumë i kënaqur me rezultatin e operimit tim; shenja pas kokës vështirë se vihet re me sy të lirë. Nëse keni probleme me rënien e flokëve ju sugjerojë të kontaktoni me Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri, pasi ata do ju ndihmojnë me cdo problem sic më ndihmuan mua.” – Marcus Rodriguez
“Fillova të vija re se flokët e mi kishin filluar të dukeshin ndryshe dhe nuk ndihesha mirë për shkak të tyre, kështu që dy vjet më parë mendova të ndërmarrë hapa parandalues për rënien e tyre. Kontaktova me gjashtë klinika për mbjelljen e flokëve; kosto nuk ishte problem për mua pasi qëllimi kryesor ishte të sigurohesha që të merrja kudesin më të mirë dhe, rrjedhimisht, rezultatet më të mira. Që në konsultën e parë tek Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri krijova një lidhje të fortë me kirurgun tim. Gjatë dy muajve, ne patëm disa konsulta, dhe në përfundim u ndjeva rehat që ai të kryente operacionin bashkë me ndihmën e stafit të tij.
Zgjedhja e një klinike ishte pak e vështirë për mua dhe jam i kënaqur që mora kohën time duke vizituar dhe biseduar me disa klinika të ndryshme përpara se të vendosja për Advanced Hair Transplant Clinic në Shqipëri. Mjekët dhe personeli ishin shumë mirëpritës, të qetë dhe mbështetës në ditën e procedurës. Procedura kaloi shpejt dhe pa dhimbje. Për më tepër, ata u treguan aq të kujdesshëm dhe u siguruan që të mos mbeste asnjë shenjë pas procedurës. Tani që po shkuaj ka kaluar një vit dhe nuk mund të jem më i lumtur. Janë paratë më të mira që kam shpenzuar ndonjëherë. Vetëbesimi im është rritur dhe flokët e mij të dikurshëm janë rikthyer.
Nëse jeni duke menduar për të bërë një transplant flokësh, unë do t’ju këshilloja të flisni me stafin e Advanced Hair Transplant Clinic. Ata t’ju shpjegojnë të gjithë procesin dhe gjithashtu mund t’ju tregojnë rezultatet e mëparshme nëse jeni të interesuar. Në rastin tim kirurgët bënë një punë fantastike duke më ndihmuar shumë. Tani flokët e mi janë të trashë dhe të dendur duke ofruar një pamje sa më natyrale. Pas operacionit të gjithë me kanë thënë që dukem shumë më i ri dhe shumica as nuk e kuptojnë që kam bërë një ndërhyrje”. – Daniel Miller